E ardhmja e Brojës në pikëpyetje, eksperti i merkatos shpjegon situatën me shqiptarin: Do të largohet 100% nga Chelsea

10/06/2024 13:43

Duket se rrugët e Armando Brojës dhe Chelsea-t do të ndahen këtë verë, me sulmuesin shqiptar që është vënë në shitje nga klubi i “Bluve” të Londrës., këta të fundit kërkojnë 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, teksa disa klube kanë shfaqur interesin e tyre.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka shpjeguar situatën që po ndodh me sulmuesin 22-vjeçar, i cili deri tani kërkohet nga Evertoni dhe Milani.

“Ne gjithashtu e dimë që do të kemi lëvizje te Chelsea dhe duhet mbajtur një sy te Armando Broja, i cili është përfolur për një kalim te Everton, por çfarë po ndodh vërtet? Nga ajo që kam kuptuar së fundmi është se bordi i Everton e pëlqen Brojën, por me problemet financiare që po kalon klubi çdo gjë është në pritje. Nuk ka asgjë shumë afër, interesi është aty ashtu si nga klubet e tjera, me Brojën që pritet të largohet nga Chelsea 100%”, shkruan Romano për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Pas një sezoni zhgënjyes ku luajti pak, si në Chelsea ashtu edhe në 6 muaj në huazim te Fulham, Broja po kërkon të impresionojë në Europian me Shqipërinë dhe më pas ta përdorë atë si një trampolinë për të kryer një lëvizje solide në nivel klubesh.

Top Channel