26/12 17:29
Organet greke të Rendit kanë arrestuar jashtë qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të Greqisë lindore, një kandidat për deputet për Parlamentin Evropian të partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB).
Aleksandër Marku raporton se shkak janë bërë fletët e votimi të shënuara me emrin e tij të cilat ai ua ka shpërndarë zgjedhësve që i janë afruar qendrës së votimit për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.
Aktualisht nuk dihet se sa fletë votimi ka arritur të shpërndajë para se të arrestohej nga autoritetet.
Bëhet fjalë për zonën ku banojnë muslimanët e Trakës, ndërsa ende nuk jepet emri i tij.
Top Channel