24/12 23:26
Në fillim të këtij viti, Mbreti Charles III deklaroi se ishte diagnostikuar me kancer pas një operacioni në prostatë.
Për gjendjen e monarkut britanik, ka zgjedhur të komentojë dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Camilla, duke treguar se Mbreti i Britanisë së Madhe refuzon të bëjë atë që i thonë doktorët.
Shumë shkurt, ajo tha: “Është mirë, por ai nuk po përpiqet ta ndalojë ose të bëjë atë që i thonë”.
Mbreti Charles bëri një dalje publike pak ditë më parë duke dhënë një fjalim për të kujtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, me gjendjen e 75-vjeçarit që dukej e mirë.
Top Channel