Spektakël në Kanada/ Max Verstappen rikthehet te fitorja në Formula 1, Ferrari e mbyll pa pikë

09/06/2024 22:16

Spaktakël në Çmimin e Madh të Kanadasë, i cili pa si fitues pilotin e Red Bull, Max Verstappen, me holandezin që rikthehet te fitorja.

Një garë e luftuar ishte ajo e Kampionit të Botës në fuqi me Lando Norris, me këtë të fundit që nuk shkoi dot më shumë se vendi i dytë.

Podiumi u plotësua nga George Russell, ndërsa Lewis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i katërt.

Ferrari zhgënjeu, me kokëkuqen që doli pa pikë nga Kanadaja, teksa si Leclerc ashtu edhe Sainz, u tërhoqën nga gara përpara kohe.

Top Channel