Sondazhet e para pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, kthesë e madhe në Danimarkë

09/06/2024 20:56

Votimi tani ka përfunduar në Danimarkë dhe janë publikuar exit poll-et e para.

Në një kthesë të madhe, dhe kundër trendit të parë gjetkë në Evropë, është një parti e krahut të majtë që tani parashikohet të jetë fituesja e madhe.

Sipas një sondazhi nga transmetuesi kombëtar DR, është SF, Partia Popullore Socialiste, e cila quhet e Majta e Gjelbër, pritet të fitojë pjesën më të madhe të votave, me 18.4%, dhe të shënojë 3 mandate nga 15 vendet daneze, në Parlamentin Evropian.

Kjo do ta vendoste atë përpara partisë së kryeministrit, Social Demokratëve, e cila pritet të ruajë 3 vendet e saj, por të shohë që pjesa e saj në votën popullore të bjerë. Por do të jetë afër.

Një sondazh i dytë nga TV2, e vendos SF-në të dytën me 17.1% të votave dhe Social Demokratët me 18%.

Të dy sondazhet e daljes sugjerojnë një goditje për partinë e qendrës së djathtë, Liberalët. Këto zgjedhje pritej të ishin gjithmonë një provë për qeverinë e koalicionit në detyrë, e cila shtrihet në qendrën politike dhe ka parë rënie të popullaritetit të tyre në muajt e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA