Përfshihet nga flakët dhe shkrumbohet plotësisht automjeti në aksin Kuç-Himarë, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjerët

09/06/2024 16:43

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Kuç-Himarë këtë të diel.

Si pasojë e flakëve makina është shkrumbuar plotësisht, por për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.

Dyshimet e para të shkakut të zjarrit lidhen me defekte teknike të makinës, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA