Pasojat e Metalurgjikut! Kompanitë shkelin ende rregullat, në 30 vite nuk është punuar për detoksifikimin
09/06/2024 12:53
Zona e ish-kombinatit Metalurgjik vijon të vuajë pasojat e ndotjes së trashëguar dhe asaj aktuale.
Ambientalistët thonë se në 30 vite nuk është bërë asgjë për detoksifikimin e tokës dhe as të ujit, por ndërkohë edhe ajri vijon të ndotet nga kompani që shkelin rregullat e emetimeve në mjedis.
“Sipas ambientalistëve, godinat e dikurshme, tashmë gërmadha gjithashtu emetojnë ndotje në ajër dhe të gjithë këto ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së banorëve që jetojnë aty pranë, por gjithashtu sjellin pasoja në shëndet për mijëra banorë përfshirë qytetin e Elbasanit dhe Cërrikut”, tha ambientalisti Ahmet Mehmeti.
Top Channel