![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/7aecc30d-2968-4a1a-84d8-fc9e21be19e4_w1023_r1_s_sd_sd-800x450.jpg)
Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata, është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë.
Ceremonia është zhvilluar në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë. Partia e Modit i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Indisë, duke siguruar 293 ulëse në Parlament, por më pak sesa ishte parashikuar nëpër sondazhe.
Në këto zgjedhje është forcuar opozita në Indi, e cila i ka fituar 234 ulëse. Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi. Aty kanë shkuar edhe krerë shtetërorë prej Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve.
Masat e sigurisë kanë qenë të rrepta – në zonën e inaugurimit kanë qenë 2.500 zyrtarë policorë. Përgjatë ceremonisë, presidentja indiane, Draupadi Murmu, e ka udhëhequr edhe ceremoninë e betimit të kabinetit të Modit.
Modi i falënderuar votuesit për mandatin e ri dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka për të zhdukur korrupsionin dhe varfërinë./REL
Top Channel