Top Channel zbardh dosjen e grupit kriminal që ndihmonte qytetarët të shkonin drejt Britanisë së Madhe, Kanadasë apo Amerikës.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Sh.Gj. ka porositur një pasaportë false tek subjekti privat “Njazi Ademaj” për të shkuar në Irlandë.
Pasi ka siguruar dokumentin, ka marrë përsipër që t’ja dërgojë nëpërmjet agjencisë “Domi” në Spanjë nëpërmjet Rrezart Domit dhe ky i fundit e ka dërguar me shoferin e agjencisë Arsen Caka në Spanjë.
Ndërkohë po ashtu Sh. Gj. ka shkuar në Barcelonë me një nga furgonat e agjencisë dhe ka qëndruar në hotel derisa ka marrë dokumentet e falsifikuara.
Nga këqyrja e aplikacionit WhatsApp, të subjektit
“Njazi Ademaj”, rezulton se në WhatsApp ka komunikime me numrin e regjistruar tek kontaktet me emrin ‘ Germiz’ i cili dyshohet se është Sh. Gj..
Në datën 16.09.2023 ata kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:
[Germiz]: Qa bone
[Germiz]: Toni ma dha nr
[Germiz]: Desha me bo do letra
[Germiz]: F
[Njazi]: Ku je
[Germiz): Me shku në Irland
[Germiz]: Jam në Shqipri
[Germiz): Për moment
[Njazi]: Në qa vendi
[Germiz): N kukës
[Njazi]: Ok
[Njazi]: Kur të dush 3 dit t’i vonoj.
[Germiz]: Ok
Germiz]: I paske than
[Germiz] Per Venin
[Germiz] Po e mar edhe n tel
[Njazi] Ok
[Germiz] Nqa ore niset
[Germiz] T shtunën
[Njazi] Nga ora 11
[Germiz] E po mirë qenka
[Njazi] Fol me të vet
[Germiz] Po
[Germiz] Pa merak
[Germiz] Qke do bohet
[Germiz] Ajo
[Germiz] Apo si e lan
[Germiz] Ato
[Njazi] Si ta bej ai
[Njazi] Shoku
[Njazi] Pa merak rri i qet se e ka si për vete
[Germiz] Daxha vetem Greece jo e italiane
[Germiz] Se njifen shumë për keq këto
[Njazi] Pa merak rri
[Germiz] Ok ok.
Këtë pasaporte, subjekti Ademaj e ka dërguar në Spanje nëpërmjet agjencisë “Domi Travel”.
[Njazi]: Mimgjes o dagja
[Njazi]: 1 për të shtunën ësht në Kukës
[Njazi]: Mos harro
[Njazi]: Gjeja 1 ven të mirë
[R26]: Po dagja
Në datën 25.09.2023, kane zhvilluar bisedën e mëposhtme:
[Njazi] A fole me atë
Njazi] Ok
[Njazi] Ke dobët internet
[Njazi] Ma qo me foto
[R26] Po flas
[R26] Flas
R26] Sin me.
R26] B (Dyshohet se bëhet fjalë për Bashkim Sulën).
Gjatë udhëtimit pasaportën e ka mbajtur shoferi i kësaj agjencie, subjekti Arsen Caka, të cilit subjekti Ademaj, pasi ka marrë lekët, i shpjegon se duhet t’ ja japë pasaportën false shtetasit Sh. G..
Arseni i ka dërguar një fotografi ku dallohet një pasaporte e dyshuar e falsifikuar sllovene me të dhënat e shtetasit ‘Stanko Likar’ i dtl. 14.02.1996, seksi M, Ljubljana’.
Në datën 02.10.2023, kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:
Njazi: Mimgies o ma i madhi në vend. A ja jap numrin ati qunit, Kam maru pun me leket, Epja atë.
Top Channel