Miqësorja e fundit përpara duelit me Shqipërinë në Europian, Italia mund me rezultat minimal Bosnje & Hercegovinën

09/06/2024 22:41

Italia ka arritur një fitore minimale në testin e fundit miqësor përpara startit të Europianit “Gjermani 2024”. “Azzurri” ka mposhtur me rezultatin 1-0 Bosnje & Hercegovinën brenda në Empoli.

Sfida nisi me një ritëm të ulët, teksa goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 38’ nga Frattesi. Skuadra e Spallettit kërkoi të mbyllte sfidën, por gjithashtu u tregua dhe e kujdesshme që të mos pësonte.

Kështu Italia vjen me fitore në Europian, teksa tashmë do të bëhet gati për duelin e parë kundër Shqipërisë në Dortmund, më 15 qershor.

Top Channel