Meloni “vendos” për Von Der leyen! Zgjedhjet e Parlamentit Europian, partia “Vëllezërit e Italisë” rol kyç për shefin e ri të KE

09/06/2024 13:21

Italia votoi dhe partia e Melonit mund të jenë faktor kyç në të ardhmen në parlamentin europian.

Sipas analizës që ka bërë media britanike “The Guardian”, partitë e djathta, përfshi “Vëllezërit e Italisë” pritet të dominojnë në këto zgjedhje, duke përfshirë peshat e rënda të BE-së: Francën dhe Gjermaninë.

Meloni ndau një video-mesazh në rrjetet sociale, në të cilën tha se prioritetet e saj ishin “të mbronte kufijtë e Evropës kundër imigracionit të paligjshëm, të mbronte ekonominë reale dhe vendet e punës”.

Italia, e cila do të mbajë 76 nga 720 vendet në parlamentin e ri, mund të luajë një rol vendimtar në vendosjen e ekuilibrit të pushtetit në bllok. Sipas rezultateve të sondazheve deri tani partia “Vëllezërit e Italisë” së Melonit mund të fitojë 27% të votave,  nga 6.4% që morën në 2019. Nëse ndodh kështu, kryeministria e Italisë mund të vendosë fatin politik të shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po kërkon  një mandat të dytë.

Von der Leyen, e vetëdijshme për situatën, i ka paraprirë rezultatit final duke deklaruar se është gati për të punuar me Melonin dhe disa anëtarë të tjerë të grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë. “Kam punuar shumë mirë me Giorgia Melonin”, e cila është “qartësisht pro-evropiane”, ka thënë ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA