Putin fal borxhet për luftën/ Presidenti rus josh qytetarët e zhytur në kredi për të luftuar në Ukrainë
24/11 13:22
Janë filmuar momentet emocionuese kur katër pengjet izraelitë të mbajtur nga Hamasi në një kamp për tetë muaj, u ribashkuan me familjet e tyre.
Noa Argamani, 26 vjeç, Almog Meir Jan 22 vjeç, Andrei Kozlov 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 41 vjeç, u liruan të shtunën, tetë muaj pasi u rrëmbyen nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor. Që të katër, të lehtësuar dhe me lot në sy, u hodhën në krahët e njerëzve të tyre që nuk kishin reshtur së shpresuari për një mrekulli gjatë gjithë këtyre muajve.
Një mrekulli kjo e ndodhur pas një operacioni të koordinuar nga forcat e armatosura izraelite. Në video, prindërit përqafojnë fëmijët e tyre dhe nuk i mbajnë dot lotët.
Top Channel