Tre persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë janë vënë në hetim për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike gjatë megaoperacionit policor “Tempulli 3”.
Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.
Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.
Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. M., 18 vjeç, banues në Lezhë, dhe një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi gjatë kontrolit në automjetin me të cilin ata lëviznin, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.
Si dhe shtetasi V.M, 24 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia I gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:
A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër;
W. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli;
A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë.
Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.
Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel