Foto lajm/ Prekëse! Policët mbajnë në makinë fëmijën tre muajsh të njërës prej të dyshuarave të grupit kriminal

09/06/2024 15:01

Policët mbajtën në makinën e policisë fëmijën tre muajsh të njërës prej të dyshuarave të përfshirë në grupin kriminal, të cilët ndihmonin qytetarët të shkonin drejt vendeve të BE, Amerikë dhe Kanada me dokumente false.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, për shkak të fëmijës, gjykata urdhëroi që gruaja të zhvillonte seancën e para dhe për të sapo mbaroi masa.

Gruaja ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Grupi kriminal prej 37 personash krijonte dokumente false për shqiptarët që donin të shkonin drejt vende të BE apo SHBA-së.

“Gjyqtari i çështjes Erjon Çela pasi ka dëgjuar dhe ka kryer apelin e 26 të arrestuarve dhe 6 të tjerëve në masën arrest shtëpiak, e ka shtyrë seancën për ta rinisur në orën 12:15 minuta. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal i hetuar nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2020 dhe prokurori i çështjes konstatoi se bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare e cila bashkëvepronte me anëtarët e saj për të realizuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE, Anglisë dhe SHBA.

Prokuroria shpalli moskompetencën dhe duke ia kaluar SPAK. Prokurorja e Posaçme Elida Karçkini ka infiltruar një agjent të infiltruar, i cili është paraqitur tek grupim kriminal si një shtetas i cili ishte interesuar të largohej nga Shqipëria. Gjithashtu ekspozohet roli i të gjithë të dyshuarve dhe konkretisht bëhet fjalë se të dyshuarit, mes tyre të arrestuar dhe nën arrest shtëpiak, por edhe persona ende në kërkim kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të 44 shtetasve shqiptarë të cilët janë pajisur me dokumente të falsifikuara dhe ata paraqiteshin si shtetas sllovenë, italianë dh rumunë.

Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara. Jo vetëm karta biometrike dhe pasaporta, por gjithashtu sipas fashikujve të hetimit edhe karta bankare. Në dosje tregohet se një filial i këtij laboratori ishte vendosur edhe në Tiranë dhe ky filial dyshohet se drejtohej nga Ylli Brahimaj që po ashtu prodhonte dokumente të falsifikuara. Agjenti i infiltruar ka ekspozuar në veprimtarinë e tij udhëtimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas ka vazhduar udhëtimin ku ai paraqitej në mënyrë fiktive

Janë ekspozuar gjithashtu 7 drejtues autobusi të cilët ishin të punësuar në dy agjenci, ku konkretisht edhe dy administratorët e dy agjencive janë të dyshuar. Çdo qytetar që ka udhëtuar drejt Kanadasë, Amerikës, Anglisë ku përdorej si vend tranziti Irlanda e Veriut kanë paguar shumë që variojnë nga 12 mijë euro në 18 mijë euro. Kjo shumë paguhej pasi personi mbërrinte në vendin që ishte i interesuar nga persona të tjerë të cilët gjendeshin në Shqipëri.

Në këtë grup është e dyshuar edhe një avokate e cila udhëzonte shtetasit shqiptarë si ata të aplikonin për vizë kanadeze, ajo është nën masën arrest shtëpiak. Gjithashtu i përfshirë është edhe një polic i komisariatit nr. 5. Edhe pse kishte dijeni në fashikuj për veprimtarinë kriminale nuk ka referuar çështjen për veprimtari hetimore. Arsen Caka që është arrestuar në 14 prill 2024, ai dyshohet se transportonte municione dhe armë drejt BE”, tha më parë në edicionin e orës 12:00 gazetarja Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA