I dënuar me 32 vite burg për vrasje, shqiptari Eugert Merizaj duket se ka marrë një vëmendje të madhe në mediat britanike së fundmi. Prestigjiozja “The Sun” i ka kushtuar një artikull 33-vjeçarit, i cili bën video live në “TikTok” aty ku kërkon para për të dalë nga burgu.
“The Sun” shkruan se Merizaj ka shpenzuar rreth 50 mijë paund për avokatë, teksa media e njohur britanike përmend dhe veshjet e shtrenjta që ai vesh në burg.
“The Sun on Sunday” ka zbuluar së fundmi një video nga “TikTok” ku Merizaj flet live me Kozak Bracin, i njohur ndyrshe dhe si “Mbreti i Instagram-it”. Në video, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio (Dushku)… si mbështetje për të dalë nga burgu”.
Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019 dhe u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.
Në artikull raportohet se tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për videot, teksa përdorimi i celularëve në këto ambiente nuk lejohet.
Top Channel