Do të shkurtojë distancën drejt jugut të vendit, Rama publikon pamje nga tuneli i Llogorasë: Vijon puna për finalizimin e tij

09/06/2024 09:00

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i tunelit të Llogorasë.

“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për finalizimin e tij, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama krahas videos.

Tuneli i Llogorasë do të shkurtojë ndjeshëm distancën drejt jugut të vendit.

Tuneli i Llogorasë lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA