Sulm i befasishëm! Lirohen 4 pengje që u rrëmbyen nga festivali “Nova”, informacione inteligjence preçize

08/06/2024 14:50

Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi nga festivali muzikor Nova gjatë sulmeve të grupit të 7 tetorit janë shpëtuar falë një operacioni të rrufeshëm të trupave të shtetit hebre në qendër të Gazës.

Pengjet, tre meshkuj dhe një vajzë, të moshës nga 21 deri në 40 vjeç, u arrit të liroheshin gjatë një “misioni kompleks dhe me rrezik të lartë” në dy ndërtesa të veçanta në zonën e Nuseirat.

Të katërt ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë u transferuan menjëherë Qendrën Mjekësore “Sheba” Tel-HaShomer për ekzaminime mjekësore të mëtejshme. Zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes, IDF, Daniel Hagari pohoi se misioni ishte bazuar në “informacione shumë të sakta inteligjence”.

Argamani, një shtetas izraelite me origjinë kineze, qe shfaqur në njërën prej videove rrëqethëse nga sulmi i 7 tetorit, teksa i kërkonte sulmuesve të mos e vrisnin. Kozlov, një rus i cili ishte transferuar në Izrael në vitin 2022, po punonte roje sigurie në festival kur u rrëmbye. Jan ishte kapur së bashku me një shok teksa ishin përpjekur të largoheshin nga festivali me makinë, ndërsa Ziv ishte pjese e rojeve të sigurisë në eventin muzikor.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza sakaq deklaroi se me dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur përgjatë operacionit izraelit. Një shpëtim i tillë i pengjeve ka ndodhur relativisht rrallë në luftën tashmë tetëmujore mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA