Ra në greminë në Fushë Bull të Elbasanit, pas disa orësh kërkime gjendet trupi i pajetë i 59-vjeçarit (Emri)

08/06/2024 12:55

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit Fushë Bull, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.

Si pasojë Nazmi Boja ka rënë një një greminë disa metra të thellë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, ndërsa pas disa orë kërkimesh Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të identifikojnë mjetin e rrëzuar në greminë.

Fatkeqësisht drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë ai ka humbur jetën në helikopter. Disa dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni i malor vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit.

Është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e aksidentit. Më pas është bërë e mundur nxjerrja e trupit, fatkeqësisht i pajetë.

Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA