Këtë vit, numri i turistëve në vendin tonë pritet të regjistrojë të tjera rekorde. Nga Veriu në Jug, Shqipëria është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara, jo vetëm për europianet por për edhe për turistët nga e gjithë bota.
Nisjen e sezonit turistik këtë vit më herët e konfirmojnë edhe shifrat në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi. Në Muriqan, një vit më parë kanë kaluar 4800-5000 qytetar, ndërsa në fundjavë kjo pikë kufitare pret 10.000 deri në 11.000 vizitorë, pjesa më e madhe e tyre nga Gjermania, Hollanda apo Franca.
“Ishim në Theth dhe shkuam të ujëvara, tek syri i kaltër dhe tek kanionet dhe tani po më dhëmbin këmbët. Është shume këndshëm këtu, përtej pritshmërive. Shume vend i mirë, njerëz shumë të këndshëm. Çfarë të ndryshoni ? Doganat”, tha një turist.
“Jemi nga Hollanda dhe qëndruam 5 ditë në Shqipëri. Në erdhëm nga Hollanda, në Itali, Greqi dhe pastaj përmes Shqipërisë. Po shikoj pafund makina me targa hollandeze këtu në doganë por jo, nuk njihemi, nuk jemi bashkë”, tregon turisti.
“Shumë bukur. Nuk lëvizëm shumë, por vizituam vetëm malet. Nuk jemi për qytetet e mëdhaja dhe zhurmën prandaj duam natyrën dhe qetësinë e maleve tuaja për kamping. Në këtë natyrë fantastike që keni, ka shumë mbeturina. Ato nuk duhen”, u shpreh një turiste.
“Është shumë mirë. Vend i bukur për tu vizituar. Ka vende për kampingje, për akomodim, ushqim të mirë, lokale gjithçka çfarë të nevojitet. Këshilla ime ? Jo shumë turistë. Jo masivitet. Mos shkoni shumë larg me turizmin”, tha një tjetër.
Nëse vitin e kaluar në qarkun e Shkodrës, vendin e parë të vizitorëve e mbanin spanjollet, sivjet është Hollanda me numrin me të madh të turistëve
Top Channel