Të gjendur përballë trysnisë për transparencë, anëtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara pohuan se kanë marrë dhurata të tilla si, qëndrime në hotele në Bali të Indonezisë, apo bileta për koncerte të yllit botëror, Beyonce, si dhe 1.6 milion dollarë si paradhënie për libra dhe për honorarë, teksa deklaruan të ardhurat për vitin 2023.
Gjyqtari konservator, Clarence Thomas, i cili është përballur me kritika të ashpra se nuk ka bërë publike dhuratat e biznesmenit republikan Harlan Croë, i rishikoi deklarimet e vitit 2019 dhe pranoi se i është ofruar “ushqim dhe akomodim” në një hotel në Bali si dhe në një klub në Kaliforni.
Gjyqtarja liberale Kentaji Broën Jackson, ka pranuar si dhuratë katër bileta për koncertin e yllit Beyonce, në vlerë të 3.711 dollarëve. Anëtarët e Gjykatës më të lartë në SHBA po vëzhgohen nga afër, pasi përballen me dilema të mëdha etike, duke qenë se nuk kanë raportuar udhëtime luksoze, disa edhe me avionë privatë.
Përveç biletave për koncertin e Beyonces, Jackon ka thënë se ka pranuar edhe vepra arti në vlerë të 12.500 dollarëve. Të ardhurat u bënë publike për tetë prej nëntë gjyqtarëve, pasi gjyqtari Samuel Alito ka kërkuar shtyrje 90-ditore të afatit për të dorëzuar raportin e vet.
Allito është kritikuar ashpër pas raporteve për lidhj të tij me tentativat e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të përmbysur humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Top Channel