Londinezët marshojnë në mbështetje të Palestinës: Armëpushimi do të ishte vetëm ‘një shtresë boje’ (fotot)

08/06/2024 19:29

Mijëra njerëz dolën sot në qendër të Londrës në mbështetje të palestinezëve, duke kërkuar fundin e luftës thuajse tetë mujore dhe ndalimin e ndihmave ushtarake të qeverise se Anglisë për Izraelin.

Protestuesit valëvisnin flamurë palestinezë e thërrisnin “Ndalo gjenocidin” dhe “Palestina e lirë”.

Demonstrata e organizuar nga grupi vendas i solidaritetit me Palestinën PSC, kaloi para një grumbullimi pro-Izrael ku pjesëmarrësit mbanin foto të pengjeve të marra nga Hamas pas sulmit të 7 tetorit, që nisi fushatën izraelite dhe shkaktoi më shumë se 30 000 të vrarë në Palestinë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani mbahen në 4 korrik dhe një prezencë e konsiderueshme e politikës shihej në marshim, teksa organizatorët thanë se “partitë politike duhet të veprojnë nëse duan votën tonë”.

Një demonstruese që donte të indentifikohej vetëm si Lucy, quante veprimet e Izraelit në Gaza “të tmerrshme”.

“Ne shikojmë një gjenocid në TV prej shtatë muajsh dhe askush në botë nuk guxon të bëjë asgjë. Kjo po injorohet nga liderët botërorë e nga institucionet botërore prandaj ne dalin këtu për të kërkuar të bëjmë diçka”, tha Lucy për rrjetin AFP.

Në Britani, si kryeministri Rishi Sunak dhe kryetari i opozitës laburiste Keir Starmer kanë thënë se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten”.

Mësuesja e re Alen Yerinkov, kërkoi ndalimin e luftës brutale në Gaza:

“Një armëpushim do të ishte vetëm një masë e përkohshme sepse ky dëbim masiv, ky aparteid që Izraeli po kryen vazhdimisht ndaj popullit palestinez, do të vijonte edhe nëse do të kishte një muaj armëpushim”, tha ajo për rrjetin AFP.

Protestuesja 62 vjeçare Berat Pottinger, shprehej gjithashtu e indinjuar:

“Ne besojmë te shkollat, te shëndeti, te fëmijët që janë e ardhmja. Si guxojnë ata të hedhin bomba mbi shkollat e spitalet?”

FOTO GALERI
1/5
Protestuesit valëvisnin flamurë palestinezë e thërrisnin "Ndalo gjenocidin" dhe "Palestina e lirë".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA