“Venecia e vogël” supozohej të ishte riprodhimi aziatik i qytetit të famshëm pluskues të Italisë të mbushur me kulturë e turizëm, por imitimi nuk duket se ka arritur ende standardet e kërkuara.
Versioni kinez prej më shumë se 507 milionë dollarë i “Italisë së rreme” duket se ka mbetur një qytet i braktisur me kanale pa ujë.
I quajtur fillimisht ‘Venecia e Kinës’, projekti ambicioz shpresonte të injektonte arkitekturën e stilit evropian, ndoshta që vendasit të mos kishin nevojë të shkonin deri në Itali, pasi partia komuniste gjithmonë preferon të qytetarët e saj të mos lëvizin shumë nga vendi i tyre.
Vizitorë të atraksionit thonë se kompleksi kërkoi katër vjet për t’u ndërtuar por ende është në gjendje të hidhur.
Komentues udhëtimesh në rrjet kanë kontrolluar kompleksin në qytetin port të Dalian, në provincën Liaoning duke shprehur zhgënjimin e tyre.
Nje eksplorues shkruante në rrjet: “Është diçka e vdekur, pa jetë. Çdo gjë është e mbyllur. Ka ndërtesa rreth e rrotull por asnjë nuk duket se përdoret. Kanalet e Venecias janë me pak ose pa ujë”.
“Është disi e frikshme kur sheh imitime të tilla, pasi ti e di që është diçka e rreme dhe nuk emocionohesh dot”.
Atraksioni në fakt është hapur për publikun në 2015 dhe ka kanale në gjatësi prej më shumë se 4 km, si dhe ndërtesa të stilit evropian për ta kombinuar”.
Komentuesi filmonte pjesë të thara të kanalit që kishn zënë baltë, ndërsa disa nga “vilat veneciane” kishin mbetur pa u përfunduar.
Edhe restorantet duket se ishin të rreme pasi nuk kishte asnjë person për të shërbyer ose gatuar.
Por komentuesi i rrjetit YouTube u kap në befasi kur dëgjoi këmbanën e kullës së orës që imitonte ate te San Marco, teksa tha me vete se “të paktën këtë pjesë e paskan bërë si duhet”.
Në komentet e tij ai shtonte: “Për mua është njëlloj si Parisi i rremë në periferi të Hangzhou, si shumë eksese të tjera në qytetet e Kinës”.
“Ai ka nisur të ndërtohet në 2011 që ishte epoka e artë e Kinës, por mua më duken një manifestim eksesi”, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Top Channel