Një 24-vjeçar jetonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjatë verës qëndronte në jug të vendit, ku tregtonte droga të forta për pushuesit.

I riu me inicialet O.L. u arrestua në flagrancë nga policia e Vlorës. 24-vjeçari dyshohet se i shiste lëndët narkotike në ambientet e argëtimit në Dhërmi.

Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjetën mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të gatshme për shitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA