Shoferi i ambulancës së morgut të Vlorës, teksa transportonte Erald Novruzin, i cili u gjet rreth 700 metër nga rruga kryesore në zonën e “Prroit të Gjipesë” një ditë më parë, filmoi trupin e tij të pajetë.
62-vjeçari më pas, ua shpërndau video burimeve mediatike, me qëllim publikimin e pamjeve të rënda.
Për këtë arsye, policia e vuri në pranga këtë të shtunë shoferin dhe ndaj tij ka nsiur hetimi për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.
31-vjeçari u vra me armë zjarri nga Gerlad Shehu. I riu u vra me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist nga bashkëpronari i biznesit, i cili i kërkoi ndihmë dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh. Pasi hodhi trupin anësh rrugës në Gjipe, Shehu u arratis drejt Greqisë, ku u arrestua të enjten pasdite.
Top Channel