Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi 75-vjetorin e themelimit të saj.
Me rastin e këtij përvjetori jubilar, u mbajt një ceremoni kremtuese me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, Kryetares së Parlamentit, Znj. Lindita Nikolla, Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Z. Ardit Bido, drejtuesve të institucioneve bashkëpunëtore, krerëve të arkivave të Egjiptit, të Turqisë, të Izraelit, të vendeve të Ballkanit, të Europës Lindore dhe Jugore, studiuesve dhe mjaft personaliteteve të tjera.
“Nëse do të shohësh gjendjen reale të një vendi duhet të shohësh pasqyrën e vet, vendin ku ruhen aktet administrative. Ndaj, nuk është rastësore që arkivi ka kaluar fazat e veta. Nëse në vitin 2018 kishte 500 mijë dokumente të skanuara, sot ka 15 milionë në vetëm pak vite. Ky proces digjitalizimi ka bërë të mundur që të shmangim shërbimin e lëndës arkivore në origjinal për studiuesit dhe të shtojmë mundësitë e shërbimit të dokumenteve edhe jashtë”, u shpreh Bido.
Top Channel