3000-10.000 euro për një dokument/ Si funksiononte skema e trafikut të shqiptarëve drejt Britanisë e Irlandës

08/06/2024 12:01

3000-10.000 euro për person ishte shuma që u kërkohej klientëve për t’i pajisur me dokumente të falsifikuara që të udhëtonin drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës, por edhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, nga grupi i strukturuar kriminal, që u godit një ditë më parë nga Policia e Shtetit dhe SPAK.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, zbardh skemën se si vepronte grupi, Këta shtetas iknin me pasaporta shqiptare, në mënyrë të rregullt nga Shqipëria drejte vendeve të zonës Shengen e kryesisht Spanjës, ku jetonin rreth një javë nëpër hotele apo banesa rezidenciale dhe më pasi kryenin pagesën, u dërgonin me post dokumente të falsifikuara, që mund të ishin pasaporta, karta shëndeti apo patenta me identitete të tjera, që dukeshin sikur ishin lëshuar nga vend i BE-së dhe në këtë mënyrë mund të shkonin drejt Irlandës apo Britanisë së Madhe.

Dyshohet se këto dokumente prodhoheshin në një laborator të sofistikuar në Kosovë, i cili nuk është gjetur ende dhe më pas, në bashkëpunim me agjencinë e udhëtimeve “Domi”, transportonin këto dokumente. Ndërkohë, në Shqipëri, është gjetur një bazë ku mbaheshin këto dokumente, që drejtohej nga Xhelil Alla. Ndërsa, “koka” e grupit ishte Bashkim Sula, i cili dyshohet se drejtonte rrjetin me 31 persona, që u evidentuan nga SPAK si pjesë e këtij grupi kriminal. Në bashkëpunim me Njazi Ademajn, ai gjente klientët potencial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA