Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka reaguar për procesin e sotëm të nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ndërsa kanë urar Mirela Bogdanin për postin e ri si kryetare në KLP, Prezenca shkruan se po vëzhgon nga afër procesin, dhe thekson nevojën për konsensus, mbështetur mbi parimet e integritetit dhe meritokracisë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri uron znj. Mirela Bogdani për zgjedhjen në postin e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe pret të vijojë bashkëpunimin me KLP-në për rritjen e integritetit dhe respektimin e shtetit të së drejtës. Prezenca po vëzhgon me vëmendje procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe thekson nevojën për konsensus, mbështetur mbi parimet e integritetit dhe meritokracisë”, thuhet në postim.
Profesoresha Mirela Bogdani që u votua unanimisht për të qenë kryetarja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zbuloi gjatë fjalës së saj se në tryezat e drejtësisë po diskutohet projekti për punën me normë e prokurorëve.
Për vendin vakant për të drejtuar qeverinë e prokurorisë paraqiti kandidaturën vetëm zonja Bogdani, si një anëtare që vjen nga jeta akademike. Vendi kishte mbetur bosh pasi KPA i ndërpreu mandatin Alfred Ballës, të cilit i deklaroi heqjen e të drejtës për të qenë në drejtësi për 15 vjet.
Top Channel