Ambasada e SHBA po ndjek nga afër procesin e sotëm të nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë, gjë që mund të sigurohet vetëm nga përzgjedhja reale e kandidatëve nga nënkomisioni dhe jo përmes shortit.
“Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë – gjë që mund të sigurohet vetëm nga përzgjedhja reale e kandidatëve nga nënkomisioni në vend që t’i drejtohet rastësisë përmes një shorti. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe garanton shtetin e së drejtës, shkruhet në reagimin e ambasadës.
Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga lista me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.
Ky nënkomision ka të drejtë gjithashtu që me 4 vota të rikthejë në garë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm.
Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë.
Kandidatët në KLGJ:
Eris Hysi
Erind Mërkuri
Erind Gërmenji
Albens Tabaku
Klodian Gjermeni
Artan Reçi
Bledar Bajri
Saimir Kola
Kandidatët në KLP
Erind Mërkuri
Erind Gërmenji
Albens Tabaku
Artan Reçi
Bledar Bajri
Saimir Kola
Kandidatët e skualifikuar
Përparim Kalo
Alban Alimema
Fatos Lazimi
Entela Shehaj (Memishaj)
Saimir Vishaj
Albana Tushe
Top Channel