Vijon megaoperacioni “Territor i pastër”/ Asgjësohen 6065 bimë kanabisi në disa qarqe, nën hetim 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh

07/06/2024 12:35

Rreth 6065 bimë kanabisi janë asgjësuar në disa qarqe të vendit gjatë megaoperacionit “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, dhe asgjësohen 6065 bimë cannabisi.

Identifikohen 4 autorë të kultivimit të bimëve narkotike në Selenicë. Janë vënë nën hetim dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur konkretisht:

-shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur në fshatin Mazhar, 741 bimë narkotike në proces tharjeje. Policia ka identifikuar 4 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, dhe po punon për kapjen e tyre. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit Mazhar dhe për inspektorin e pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë gjetur në fshatin Zahrisht, 1570 bimë narkotike. Për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit dhe për inspektorin e pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

-shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë, 3754 bimë narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA