Ujëvara e famshme kineze rezulton ‘e rreme’ pas zbulimit të çuditshëm në shkëmbin 300 metra të lartë (fotot)

07/06/2024 15:49

Një ujëvarë e njohur që tërheq miliona turistë në vit në Kinë është zbuluar se është paksa e rrreme, kur një turist kurioz u ngjit në majë të saj dhe zbuloi se përveç rrjedhës së ujit ajo furnizohej gjithashtu nga tubacione.

Zbulimi ka zemëruar mjaft vizitorë të malit Yuntai pas publikimit në rrjetin social kinez Weibo, ku shihen tubat që furnizojnë me ujë pikën panoramike turistike, për të mos lejuar që rrjedha spektakolare të mos ndërpritet asnjëherë.

Uji që bie me zhurma nga shkëmbi shihet që në majë del nga një tub i fshehur në faqen e shkëmbit.

Publikuesi Farisvov komentonte videon,: “Ja për çfarë i kalova gjithë vështirësitë e ngjitjes në ujëvarën Yuntai, për të zbuluar tubat që sjellin ujin”.

Postimi ka akumuluar miliona shikime ndërsa zyrtarët kanë reaguar duke thënë se “do të hetojnë”.

Por operatorët e parkut kombëtar pranojnë se rrjedha e ujit fuqizohet nga burime të tjera gjatë sezonit të thatë, “për të shmangur zhgënjimin e vizitorëve”.

Ata shtonin: “Ujëvara e malit Yuntai është një fenomen natyror i parkut dhe shumicën e kohës nuk ka nevojë për nxitet me burime të tjera uji.”

“Por si një atraksion turistik dhe për të siguruar zbavitjen e turistëve kemi vendosur një përforcim të vogël për sezonin e thatë.”

Yjëvara Yuntai tërheq rreth 11milionë vizitore në vit dhe renditet nga atraksionet më të rëndësishme natyrore nga autoritetet.

Ajo rrethohet nga formacione shkëmbore që datojnë milionë vjet më parë.

Por disa komentues shpreheshin të pakënaqur: “Nëse nuk respekton rendin natyror nuk respekton turistët”.

Të tjerë ishin më tolerantë: “Kjo nuk mund të thuhet se është gënjeshtër për publikun, është diçka e mirë për të bërë, në vend që publiku të mos shohë asgjë aty”. /The Sun///

FOTO GALERI
1/5
Zbulimi ka zemëruar mjaft vizitorë të malit Yuntai pas publikimit në rrjetin social kinez Weibo, ku shihen tubat që furnizojnë me ujë pikën panoramike turistike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA