U vra nga pronari i hotelit/ Pamje nga zona ku u gjet Erald Nevruzi, trupi ende në vendngjarje, mbërrin makina e morgut

07/06/2024 13:17

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, sjell pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i 31-vjeçarit Erald Nevruzi.

Trupi vijon të jetë në vendngjarje, rreth 700 metër nga rruga kryesore në zonën e “Prroit të Gjipesë”. Policia ka rrethuar zonën.

Sipas informacioneve,makina e morgut për të marrë trupin e pa jetë të 31 vjeçarit Eraldo Novruzi ka mbërritur në zonë.

Trupi i pajetë u identifikua këtë mëngjes mes Vunoit dhe Dhërmiut. I riu u vra me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist nga bashkëpronari i biznesit, Geraldo Shehu, i cili i kërkoi ndihmë dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh. Pasi hodhi trupin anësh rrugës në Gjipe, Shehu u arratis drejt Greqisë, ku u arrestua të enjten pasdite.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA