“Të pushtojmë Brukselin”/ Orban në panik? Rrezikon të humbasë zgjedhjet.

07/06/2024 09:35

Zgjedhjet europiane po përshkruhen si një moment kyc për kryeministrin hungarez, Victor Orban.

Mes lodhjes së hungareze prej tij, për të parën herë prej shumë vitesh, partia e Orbanit rrezikon të humbasë ndjeshëm. Vetë Orbani i përshkroi këto votime si historike teksa iu drejtua më herët simpatizantëve të tij gjatë të ashtëquajturit “Marshimi i Paqes” në Budapest.

 “Vendin ynë mund të qëndrojë jashtë luftës vetëm nëse votuesit hungarezë mbështesin qeverinë. Ne duhet të fitojmë zgjedhjet europiane në atë mënyrë që burokratët e Brukselit, me frikën që kanë, të na hapin dyert e atij qyteti dhe të largohen me nxitim nga zyrat e tyre”, tha Obran.

Të pushtojmë Brukselin! Pa emigracion, pa problemet gjinore, pa luftë!, është parulla eqë Orbani po përdor në këtë fushatë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia e tij Fidesz arriti të siguronte dy të tretat e shumicës së parlamentit, e në zgjedhjet europiane të 2009-ës, Fidesz arriti të merrte më shumë se 50 përqind.

Por këtë herë gjërat mund të jenë ndryshe, pasi kryeministri hungarez përballet me një kundërshtar tejet serioz: Peter Magyar. Ish bashkëshorti i ish-ministres së Drejtësisë së Orbanit, Judit Varga ishte deri para pak muajsh i panjohur për publikun hungarez.

Por që prej shkurtit të këtij viti,  avokati 43 vjeçar ka pasur një rritje të rrufeshme në skenën politike të vendit, duke mobilizuar me dhjetëra mijëra vetë nëpër rrugë kundër Orbanit ndërsa me partinë e tij konservatore Tisza, Respekt dhe Liri, ka arritur të marrë në sondazhe nga 25 deri 30 përqind, çka shihet me mjaft interes nga analistët politikë që e përshkruajnë këtë si një situatë krejt te re, duke pohuar se “që dikush të dalë nga hiçi dhe të marrë papritur mbështetje kaq të madhe duke luftuar pushtetmbajtësin, kjo nuk ka ndodhur kurrë në politikën hungareze.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA