“Pasi nuk gjeti biletë për Londër, do të nisej drejt Spanjës”, gazetari rrëfen momentet e arrestimit të vrasësit të recepsionistit: Në aeroportin e Korfuzit u paraqit si shtetas anglez

07/06/2024 13:14

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe e konsideroi skenë si nëpër filma arrestimin e Gerald Shehut, i cili vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit ku ishte pronar.

Në një lidhje me skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ai rrëfeu momentet e arrestimit të 43-vjeçarit.

“Ai u ndoq. Donte të shkonte drejt Manchesterit, nuk kishte bileta, ai ka shtetësi angleze, ai u paraqit me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë.

Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.

Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient në aeroport. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e ka kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, për procedurat, procedurat e ekstradimit, se për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Atë und ta kërkojë edhe Anglia, veç Shqipërisë”, tha Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA