Mbyllet greva e avokatëve, qytetarët marrin datë tjetër gjyqi! Paralajmërohen masa penalizuese ndaj atyre që bojkotuan

07/06/2024 19:48

Të vetmit që mund të vërtetojnë që Gëzim Sallaku ka punuar dikur në minierën e Valiasit janë dëshmitarët.

Nga fjala e tyre, i moshuari të cilit i kanë humbur vitet e punës fiton të drejtën e pensionit, e cila i është mohuar siç edhe qindra të moshuarve të tjerë që kanë punuar në ish kooperativa apo u janë djegur dokumentat.

Por gjyqet shtyhen, dhe seanca që e priste me padurim u shty për shkak të bojkotit. Megjithatë i moshuari konsideron fitore edhe marrjen e një date gjyqi.

“U shty, por mora një datë gjyqi. Se nuk pres më dot. Jam lodhur. Jam me një sy. Jam i moshuar. Avokati nuk e di pse mungonte por erdha vetë siç mund ta shikoni. Në korrik kam gjyqin dhe pres dëshmitarët”, tha Gëzim Sallaku-pensionist.

Bojkoti i avokatëve u mbyll në orën 16.30 minuta, mbas braktisjes së qindra proceseve civile dhe penale. Përjashtim bënë vetëm masat e sigurisë personale si dhe urdhrat e mbrojtjes.

Në përfundim të bojkotit Maks Haxhia tha për Top Channel se ky reagim i 3100 avokatëve  ishte “Një mesazh paralajmërues nga avokatët dhe fillimi i qëndrimeve pa tolerim ndaj çdo veprimi që cënon profesionin e avokatëve”.

Duke folur në emër të këshillit të përgjithshëm të avokatisë Maks Haxhia deklaron në mbyllje të protestës së avokatëve se bojkoti nuk ishte vetëm reagim kundër sulmit ndaj Sokol Mëngjesit.

Por edhe ndaj çdo qëndrimi denigruese ndaj misionit të avokatit, qoftë edhe në proceset gjyqësore , por edhe ndaj titullarëve dhe administratës shtetërore që nuk u kthen përgjigje mbrojtëse për kërkesat e tyre.

Nga 2019 avokatët kanë bojkotuar tre herë drejtësinë dhe klientët, mbas vrasjes së Ravik Gurrës, mbas hartës së re gjyqësore dhe për Sokol Mëngjesin. Për bojkotin e fundit Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka urdhëruar, marrjen e procesverbalëve të seancave gjyqësore bazuar në informacionet se 6 avokatë e kanë bojkotuar bojkotin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA