Mbante një armë zjarri pa leje në shtëpi, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

07/06/2024 08:52

Një 57-vjeçar në Tiranë është arrestuar për armëmbajtje pa leje në banesën e tij.

57-vjeçari Xh. Gj u arrestua në banesën e tij në Vilzë, Zall bastar dhe mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krehër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA