Masa sigurimi për 31 persona, SPAK zbardh skemën e grupit që trafikonte emigrantë: Sekuestrohen mijëra euro e paund, BITCOIN, kompjuterë dhe printera

07/06/2024 17:04

Pas dy vitesh hetimi policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Spanjolle goditi një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të BE.

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK dhe GJKKO, caktoi masën e sigurimit “arrest në burg” për 31 persona nga të cilët 26 ranë në pranga.

“Për 4 shtetasit e tjerë u bë shpallja në kërkim, pasi rezulton se ndodhen jashtë shtetit, ndërsa 1 shtetas ndodhet brenda territorit shqiptar për te cilat strukturat operacionale janë angazhuar për kapjen e tij. Në mes të personave të arrestuar është edhe një punonjës policie i nivelit zbatues. Gjithashtu, për 6 shtetas, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”, tha Rrumbullaku.

Arrestime ka pasur edhe në Spanjë ku në pranga kanë rënë 35 persona. Gjatë operacionit u sekuestruan automjete si dhe një laborator që shërbente për falsifikim dokumentesh si dhe euro, paund

Pasaporta të huaja dhe kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedhash virtuale – BITCOIN.

Me interes për hetimin janë edhe 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.

Dokumentet e falsifikuara kryesisht të vendeve të BE-së, si pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke,
përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënien ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin e migrantëve të parregullt shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm.

Këto udhëtime kryesisht realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle, veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante. Nga hetimi rezultoi se, shqiptaret largoheshin nga vendi yne me pasaportat e tyre origjinale për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”.

Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA