Profesoresha Mirela Bogdani që u votua unanimisht për të qenë kryetarja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zbuloi gjatë fjalës së saj se në tryezat e drejtësisë po diskutohet projekti për punën me normë e prokurorëve.
Diçka e tillë nëse finalizohet do të përfshijë edhe gjyqtarët, dhe synon që përmes normës të vendosë kronometrin në hetime dhe gjykime.
Për vendin vakant për të drejtuar qeverinë e prokurorisë paraqiti kandidaturën vetëm zonja Bogdani , si një anëtare që vjen nga jeta akademike. Vendi kishte mbetur bosh pasi KPA i ndërpreu mandatin Alfred Ballës, të cilit i deklaroi heqjen e të drejtës për të qenë në drejtësi për 15 vjet.
Por mungesa e sistemit të menaxhimit të çështjeve që janë nën hetim, që mos fillohen apo dërgohen në gjykatë, e vështirëson situatën jo vetëm për Bogdanin për të dhënë një përgjigje, për portretin e prokurorisë shqiptare sot.
Aktualisht pritet që KLP të plotësohet edhe me tre anëtarë të rinj, dy prej të cilëve do të zëvendësojnë Tartar Bazajn dhe Nurihan Seitin të cilëve u ka përfunduar mandati në dhjetor 2023.
Top Channel