I kërkuar nga Spanja për vjedhje me dhunë, 36-vjeçari arrestohet në Fushë Krujë

07/06/2024 13:33

Një 36-vjeçar i kërkuar nga autoritet spanjolle është arrestuar nga policia e Tiranës.

Gjatë operacionit “Wanted 2”,  shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA