Gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë/ Çfarë la pas autori i vrasjes së Eraldo Nevruzit, pamje nga zona ku u gjet trupi i 31-vjeçarit

07/06/2024 17:05

Autori dhe personat që dyshohet se e ndihmuan për të vrarë 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin duket se nuk vepruan aq gjakftohtë, pasi lanë në vendngjarje shumë prova për ekspertët e kriminalistikës.

Në zonën ku u gjet trupi, i quajtur “Përroi i Gjipesë” u gjet gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë, të cilat pritet të ekzaminohen në laborator.

Trupi i pajetë u identifikua këtë mëngjes mes Vunoit dhe Dhërmiut. I riu u vra me dy plumba në kokë në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist nga bashkëpronari i biznesit, Geraldo Shehu, i cili u kërkoi ndihmë dy punëtorëve Daniel Qoses dhe David Lartit, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh. Pasi hodhi trupin anës rrugës në Gjipe, Gerald Shehu u arratis drejt Greqisë, ku u arrestua të enjten pasdite.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme si trafiku I drogës në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA