Foto/ “Shfaqja” e qenve të policive nga vendet e rajonit, tregojnë aftësitë në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të zjarrit

07/06/2024 11:26

Qentë e policisë ‘demonstruan’ sot aftësitë e tyre në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të zjarrit, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Pjesë e stërvitjes ishin dhe njësitë e qenve të policisë Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Veprimtaria është pjesë e projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me fonde të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel