“Duhen fonde për stokun e dosjeve”/ Raporti i drejtuesve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në Kuvend

07/06/2024 15:19

Naureta Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi paraqiti në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor, nuk u pajtua me komentin e deputetes demokrate Dhurata Çupi se harta e re gjyqësore ka dështuar.

“Dhe në kundërshtim me atë që ju thoni se harta është e pasuksesshme në fakt na rezulton se gjykata në nevojë janë vetëm katër. Gjykatat që kishim para dy vitesh komplet në nevojë dhe ne nuk i adresonim dot në mënyrën e duhur tashmë nuk i kemi më në nevojë”, tha Llagami.

Por kur do të zgjidhet numri i madh i dosjeve që presin prej vitesh të gjykohen?

“Numri një i backlogut janë burimet njerëzore. Numri dy i backlogut është buxheti. Nëse ne nuk i kemi këto ju mos pretendoni që KLGJ apo gjykatat do të shkojnë në uljen e backlogut. SOT BACKLOOGU ËSHTË ÇËSHTJE KOMBËTARE. Prandaj duhet të jemi të gjithë bashkë për ta luftuar. Nëse ne nuk kemi mbështetjen e ministrisë të ekzekutivit dhe kuvendit backlogu nuk mund të kalojë. Kërkojmë mbështetje buxhetore për infrastrukturën e gjykatave”, u shpreh kryetari i KLGJ-së.

Llagami nevojën e mbështetjes financiare nga qeveria, e ilustroi me këtë shembull.

“Sot gjykata e Apelit të Përgjithshëm nuk ka salla gjyqi. Si mund sot një trupë treshe të mblidhet kur nuk ka ambiente. Kjo është ajo pjesë që ne kemi dy vite dhe ne e kërkojmë. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat në nevojë”, tha ajo.

Numri një i KLGJ sugjeroi që SPAK-u nuk duhet ta mbajë i vetëm lavdinë se sukseseve.

“Pavarësisht se SPAK bën punën e vet mos harroni që pjesë e perceptimit të SPAK është gjykata që është brenda e cila validon vendimet e SPAK për ato raste që i konsideron në rregull. Pjesë e vlerësimit të SPAK është edhe ajo e gjykatës që shpeshherë nga diskursi politik në fakt nuk përfshihet roli i gjykatës”, u shpreh Llagami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA