Imazhe impresionuese të brezit më jugor në botë të hidrokoraleve të kuqe janë publikuar nga ngushtica e Magelanit në Kili, në zbulimin e bërë gjatë ekspeditave nënujore të viteve 2022 e 2023.
Zbulimi i studiuesve kilenë në bashkëpunim me Institutin Spanjoll të Oqeanografisë, thotë se hidrokoralet janë kafshë të palëvizshme që ngjajnë me një bimë ose shkëmb, dhe tashmë ngushtica e Magelanit është vendi më jugor dhe më i cekët ku ato janë gjetur deri tani.
Ata shtonin se një popullatë e hidrokoralit të kuq “Errina Antarctica” ishin zbuluar në rezervatin natyror detar Kawésqar në majën jugore të kontinentit amerikan.
Zyrtarët spanjollë e kilenë njoftuan sot konkluzionet e tyre, një ditë para Ditës së Oqeaneve që është caktuar 8 qershori.
Bashkë-autorja kilene e studimit Ingrid Espinoza tha për rrjetin AFP se koralet kanë shumë funksione ne biodiversitet, pasi të tjera gjallesa aty fshihen, riprodhohen dhe ushqehen, veçanërisht në zona ku ka shumë rryma detare.
Prej vlerës së tyre të lartë ekologjike ato klasifikohen si ekosisteme me vlera të mëdha për diversitetin.
Studimi raportohet se është kryer me dronë detarë që zbritën në ujërat e akullta të ngushticës së Mageelanit për të fotografuar prezencën e koraleve në thellësi nga 2 metra deri në 47 metra, shkruan AFP.
Top Channel