15 minutat vendimtare/ Si pronari vrasës u izolua në aeroport, gazetari: Ishte nervoz, ja reagimi epik që bëri para autoriteteve të Korfuzit

07/06/2024 14:44

Gerald Shehu, vrasësi in Eraldo Nevruzit në hotelin “Greccia” në Dhërmi është shfaqur nervoz, por nuk ka bërë asnjë reagim kur u dërgua në një prej zyrave të aeroportit të Korfuzit, në tentativë për t’u arratisur.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe në një lidhje live për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se ai e kuptoi se ishte pikasur nga policia, pas vrasjes që kishte kryer rreth orës 00:30 në hotelin ku ishte bashkëpronar në Dhërmi.

“Ai u paraqit me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë.

Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.

Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient në aeroport. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e ka kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, për procedurat, procedurat e ekstradimit, se për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Atë und ta kërkojë edhe Anglia, veç Shqipërisë”, tha Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA