
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se qëllimi i SPAK është të godasë të paprekurit, ku në fokus ka politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar.
Ai tha në “Top Talk” se brenda një kohë të shkurtër të arrihet ndëshkim i elitës politike të përfshirë në korrupsion.
“Drejtësia është gjykata, ajo jep drejtësi. SPAK po bën punën e vet, ka marrë kosto të madhe përsipër. Pritshmëria është rritur për shkak të politikës. Por ne po i kërkojmë sot SPAK-ut të bëjë çdo gjë. Në një vend ku janë sabotuar plot instrumente të tjera të drejtësisë. Së dyti ky operacion ‘Metamorfoza’, është ajo pjesa e parë, ky është Ravanshi.
Dosja e fundit e SPAK quhet ‘Ravanshi’. Cili është objektivi i SPAK-ut që nga krijimi, u krijua për të goditur. SPAK është i ndarë në dy njësi, pjesa antikorrupsion, që ka marrë përsipër që të bëjë ndryshimin e elitës në vend, dhe pjesa tjetër është për të goditur krimin e organizuar. Për mua ka ecur më shumë në goditjen e krimit të organizuar. Qëllimi i SPAK është të godasë të paprekshmit. Kush nuk janë prekur?
Brenda një kohe shumë të shkurtër është të kemi një ndëshkim të elitës politike të përfshirë në korrupsion. Dëmin më të madh këtij vendi nuk ia ka sjellë krimi i organizuar por politika”, tha Hoxha.
Top Channel