Kombëtare/ Të gjithë gati, Shqipëria mbyll përgatitjet për Azerbajxhanin

06/06/2024 22:41

Kombëtarja shqiptare zhvilloi këtë të enjte seancën e radhës stërvitore në Stegersbah të Austrisë, në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024.

Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë. Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, në fushë dhe në palestër.

Deri tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit, do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve: duelin ndaj Azerbajxhanit. Të premten, live në SuperSport 2 (19:00).

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje. Duke shfaqur angazhim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.

Kombëtarja do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit. Më pas (8 qershor) nisja drejt Gjermanisë, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024.

Për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut. Që shpresojmë të zgjasë sa më shumë për skuadrën e gjithë shqiptarëve./ supersport

Top Channel