Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar
Juventusi po përpiqet të ngrejë një skuadër në mënyrë që të luftojë sërish për Serie A dhe për Ligën e Kampionëve, teksa trajneri Thiago Motta ka gati planin për merkaton bardhezi. Në Itali flitet se me ardhjen e teknikut italian, mund të vijë dhe largimi i Frederico Chiesas.
Ylli i bardhezinjve dëshiron të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”, por duket se gjërat mund të shkojnë ndryshe, teksa agjenti shqiptar i Chiesas, Fali Ramadani ka planifikuar dy takime këtë javë për të ardhmen e 26-vjeçarit.
Sipas mediave italiane, Ramadani do të takohet me Romën dhe Napolin, teksa të dyja klubet kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit të Italisë, teksa ai vazhdon të jetë i përqendruar te Europiani.
Kontrata e Chiesas përfundon verën e vitit të ardhshme, kështu që duket se Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për të në mënyrë që mos ta humbasë me parametra zero në 2025-ën.
Top Channel