Debutoi për Italinë, mbrojtësi: Spalletti nuk e ka vendosur listën, shpresoj të më marrë!

06/06/2024 09:30

Partia katalonase Junts, e drejtuar nga Carles Puigdemont, i është drejtuar Parlamentit të Spanjës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Riccardo Calafiori me siguri do ta mbajë mend për shumë kohë ndeshjen e Italisë me Turqinë pasi mbrojtësi debutoi dhe regjistroi prezencën e parë me fanellën e axurrëve. Trajneri Luciano Spalletti vendosi t’i besojë një vend në listën paraprake të Euro 2024, teksa tashmë 22-vjeçari i Bolognas shpreson që tekniku ta mbajë pjesë të organikës edhe për fazën finale të Europianit.

“Debutimi me kombëtaren ishte shumë emocionues, pata një ndjesi shumë të bukur dhe e ndjeva ngrohtësinë e tifozëve kur u futa në fushë. Për mua është një ëndërr që u bë realitet.

A do të jem me kombëtaren në Euro 2024? Unë jam mësuar t’i vendos vetes objektiva të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë edhe të mos kem shumë pritshmëri. Nuk ka të bëjë me përulësinë, por kështu sido që të shkojë nuk zhgënjehem. Mendoj se Spalletti ende nuk ka vendosur për listën finale, ndaj dua të vazhdojë dhe të bëj mirë.

Para tre vitesh, Europianin e ndiqja nga shtëpia dhe pasi fituam dola të festoja. Tani jam këtu, por për këtë punojmë çdo ditë”, u shpreh Calafiori./ Super Sport

Top Channel