Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vite për vrasje të dyfishtë, u ndalua një ditë më parë në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier.
Policia njofton se në banesën ku u kap 61-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.
Ky shtetas është përfshirë në listën me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, sepse më datë 18.01.2011, pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ka vrarë me armë zjarri 2 shtetas.
Top Channel