Sulmohet ambasada amerikane në Bejrut: Gjysmë ore të shtëna pa pushim!

05/06/2024 13:49

Një person i armatosur është kapur nga ushtarët libanezë pasi tentoi të sulmonte ambasadën e SHBA-së në Bejrut.

Associated Press kujton se sulmi vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndjeshëm në vend, ku përplasjet disa mujore tashmë mes militantëve të Hezbollahut dhe trupave izraelite kanë detyruar me mijëra në zonat përgjatë kufirit që të zhvendosen, e kjo në vazhdën e vitesh të tëra bllokimi politik e vështirësish ekonomike.

Në deklaratën e ushtrisë libaneze thuhet se trupat e saj kanë qëlluar mbi një sulmues të përshkruar si shtetas sirian. Personi i armatosur u plagos dhe u dërgua në spital.

Motivet e sulmit nuk janë ende të qarta. Megjithatë, mediat vendase thonë se agresori mbante një jelek të zi ku shkruhej në arabisht “Shteti Islamik” dhe kishte në anglisht inicialet “I” dhe “S”. Shtypi lokal po ashtu raporton se ka pasur një shkëmbim zjarri prej pothuajse gjysmë ore në afërsi të misionit diplomatik amerikan të ndodhur në veri të Bejrutit. Ambasada sqaroi se sulmi ndodhi në hyrje të kompleksit të saj dhe nuk shkaktoi viktima në radhët e stafit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA