548 gjyqe penale dhe civile të planifikuara për këtë javë shtyhen nga vendimet e bojkotit të vendosur fillimisht nga Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës dhe më pas nga Dhoma Kombëtare.

Në lidhje me pasojat e Vendimit Nr. 63 Prot., datë 01.06.2024 të Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës “Për bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale”, si dhe në vijim të Vendimit Nr. 1, datë 04.06.2024 i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, mbi bojkotimin e të gjithë seancave gjyqësore civile dhe penale nga data 05.06.2024 deri 07.06.2024 (për shkak të ngjarjes së rëndë të dhunës ndaj Av. Sokol Mëgjezi), gjykata e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm informon si më poshtë:

Verifikimet janë kryer në Sistemin ICMIS (Sistemi informatik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, i cili mundëson. Ky sistem ofron mundësi kërkim për të gjitha çështjet gjyqësore civile apo penale të regjistruara pranë kësaj gjykate kryesisht nëpërmjet emrit të palëve ndërgjyqëse). Po kështu verifikimet janë kryer edhe nga Kalendari i Gjykatës (seancat e planifikuara).

Sa më sipër, sipas verifikimeve të kryera rezulton si më poshtë:

1. Data 03.06.2024
104 Seanca gjyqesore të planifikuara
5 Masa sigurimi

2. Data 04.06.2024
132 Seanca gjyqesore të planifikuara
5 Masa sigurimi

3. Data 05.06.2024
132 Seanca gjyqesore të planifikuara
5 Masa sigurimi

4. Data 06.06.2024
102 Seanaca gjyqesore të planifikuara
0 Masa Sigurimi
5. Data 07.06.2024
78 Seanca gjyqesore të planifikuara
2 Masa Sigurimi

Sipas Gjykatës së Durrësit, këto statistika janë nga verifikimet e deritanishme si dhe numri i tyre mund të ndryshojë pasi statistikat përfshijnë të dhëna që janë dinamikesi psh: eventualisht regjistrimi në vijim i masave të sigurimit që mund të paraqiten në ditët në vijim apo i çështjeve të tjera gjyqësore me karakter të ngutshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA